Analisti dhe gazetari Alfred Lela ishte një ndër folësit e protestës së sotme të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Gjatë fjalës së tij, duke kujtuar dhūnën ndaj tij mëngjesin e 17 majit, tha se ‘policët i fal për dhūnën e ushtruar natën e rrëzimit të Teatrit, por kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm jo’.

Sipas tij, ata janë treguar burracakë dhe nuk kërkuan falje për përplasjen që ndodhi mes uniformave blu dhe artistëve e aktivistëve.

“Unë i kam falur policët sepse janë bija e bijë nënash të bërë kokë turku, por nuk janë të parët, qofshin të fundit. Nuk e kam falur e nuk do e fal Edi Ramën dhe Sandër Leshin, jo se u dhūnova atë ditë, as sepse ishim të pazotë për ta njohur e pranuar dhūnën, por për të qenë burra Shqipërie e për të thënë na falni, ndodhi, nuk mundën se janë burracakë, e se janë burracakë s’kam për t’i falur. Të mos keqkuptohemi se nuk do të thotë se do të marr pushkën”.

“Më thanë se më kishin ngatërruar me Niçen, u gëzova. Por më thanë më pas se më kishin ngatërruar me Niçen e Shijakut. Unë erdha këtu sot për të përshëndetur heronjtë e vërtetë, me H të madhe, Edmond Budinën, Liçajn, Malkajn, e shumë e shumë të tjerë që kanë qëndruar bashkë për 27 muaj. 27 duket si një numër, por unë që kam kaluar dy orë e gjysmë në komisariat e di se çdo të thotë 27 muaj. Shumëzoje me qindra e qindra herë. Ua respektojë sakrificën, dhimbjen, ju them se nuk ishte dështim. Shteti që udhëheq, erdhi hajdutçe në mes të natës, pa gdhirë agimi për të shembur një ndërtese që e kujt është? Është e shtetit, dhe e jona, por nuk është e pushtetit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re