Ditën e djeshme një ngjarje jo e zakonshme ndodhi në fshatin Markatomaj të Lezhës, ku shtetasja 33-vjeçare Dava Ndoj u dhunua barbarisht nga kunata e saj dhe vjehrri.

Në një prononcim për media Dava Ndoj ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë dhe ka zbuluar arsyet e konfliktit me kunatën dhe vjehrrin e saj.

Sipas saj konfliktet me familjen e burrit kanë nisur më 16 Janar të këtij viti, në momentin që ajo i ka kërkuar divorcin këtij të fundit. Që prej asokohe kunatat dhe familjarët e burrit kanë ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj saj, duke bërë që të pajiset me një urdhër mbrojtjeje nga Policia e Shtetit.

Ditën e djeshme kunata së bashku dhe me vjehrrin dhe fëmijët e kanë rrahur brutalisht duke e goditur me sende të forta, me grushte dhe duke e kafshuar me dhëmbë.

Sipas 33-vjeçares synimi i familjarëve të bashkëshortit është bërja e jetës sa më të vështirë në mënyrë që ajo të largohet nga banesa të cilën e ka fituar me vendim gjykata sëbashku me të katërt fëmijët.

“Dhuna ndaj meje ka filluar që më datën 16 Jannar të këtij viti dhe ka vijuar me dhunë sistematike verbale dhe fizike. Unë kam një urdhër mbrojtjeje nga gjykata. Jam një nënë e katër kalamajve.

Teksa po rrija me djalin jashtë vjen kunata ime, motra e bashkëshortit e cila pasi i kërkova divorcin bashkëshortit i ka dal në krah të vëllait.

Ka ardhur e përgatitur me më sulmu. Kanë ardhur brenda dhe më kanë goditur, më kanë qëlluar pasi unë kam marrë një urdhër të tretë mbrojtje. Që prej dy muajsh unë jam pa ujë dhe drita në shtëpinë që e kam përfituar me një vendim gjykata, ato duan të ma bëjnë jetën sa më të vështirë.

Fëmijët ndodhen me murgeshat. Nga shteti dua që gjithsecili të marrrë dënimin e duhur. Dhuna ka filluar pasi i kërkova bashkëshortit divorcin dhe motrat i kanë dal në krah atij. Unë kam katër fëmijë dhe ata kanë shkollën aty, nuk kam pse të largohem unë nga ajo banesë. Ata erdhën më goditën me grushta, kafshime me dhëmbë, ishin 6 veta që më goditën”, deklaroi Dava Ndoji.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re