Policia ka identifikuar 37 vjeçaren e cila u gjet e pajetë në “Bypass-in e Shkodrës. Viktima është shtetasja, Laze Qose e cila prej më shumë se 23 ditësh ishte larguar nga banesa në Dobraç ku jetonte me motrën e saj.

Trupi i 37 vjeçares është gjetur në një kanal pjesërisht i dekompozuar dhe me shenja dhune. Policia ka nisur hetimet për të gjetur autorët që mund ta kenë dhunuar.

Ndërsa mësohet gjithashtu se motra e 37 vjeçares kishte bërë kallëzim në polici për zhdukjen e saj.

Njoftimi i Plotë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja Laze Qose (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.

Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re