Charlotte Johnson Wahl, nëna e kryeministrit britanik Boris Johnson, ka vdekur në moshën 79 -vjeçare. Ajo ka ndërruar jetë në një spital në Londër bën me dije familja e kryeministrit britanik.

Vetë Johnson e ka përshkruar më parë nënën e tij si “autoriteti suprem” në familje. Në konferencën e tij të parë të partisë konservatore në 2019, Johnson tha se nëna e tij i kishte mësuar atij “rëndësinë e të qenit i barabartë, dinjitetin e barabartë, vlerën e barabartë të çdo qenieje njerëzore në planet”.

E lindur në 1942, ajo ishte vajza e avokatit Sir James Fawcett, i cili ishte president i Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut në vitet 1970.

Ajo nisi studimet për anglisht në Oksford, por i ndërpreu ato për të udhëtuar në SHBA me Stanley Johnson, me të cilin u martua në vitin 1963. Ajo më vonë u kthye për të përfunduar diplomën e saj, ndërkohë që ishte një piktore profesioniste e portretecve.

Në vitin 2015, ajo tha për Telegrafin: “Motra ime e madhe ishte jashtëzakonisht e zgjuar, ashtu si vëllai im i vogël. Prindërit e mi nuk e dinin se çfarë të bënin me mua, kështu që ata më dhanë disa ngjyra dhe unë dola të isha e mirë me to. Sapo fillova nuk mund të ndalem”.

Ajo dhe Stanley kishin katër fëmijë: Boris, Rachel, Jo dhe Leo, para se të divorcoheshin në 1979. Djali i kryeministrit britanikl Ëilfred, i cili lindi në Prill 2020, ishte nipi i saj i 13 -të.

Charlote u diagnostikua me sëmundjen e parkinsonit në moshën 40 -vjeçare, por vazhdoi të pikturonte, duke përdorur një kornizë në këmbë për të qëndruar mirë nëse kishte nevojë. E vetmja herë që ajo i ka kërkuar ndihmë publikisht djalit të saj Boris, të cilin ajo e përshkroi si “zemërbutë”, ishte në kohën kur ai ishte kryebashkiak i Londrës. Ajo i kërkoi atij që të sigurohej që autobusët të mos lëviznin derisa të gjithë të ishin ulur , sepse “nëse je me aftësi të kufizuara, shpesh bie”.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re