TIRANE- Komisioni i Posaçëm i Ankimimit do të mbajë seancë dëgjimore për ish-gjyqtaren Mirela Fana. Kjo e fundit dha dorëheqje para se ligji i Vettingut të hynte në fuqi. Mësohet se Komisioneri Publik do të ankimojë vendimin e KPK-së.

Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Fana dha dorëheqje nga sistemi i drejtësisë me pretendimin se po largohej nga detyra për të vazhduar jetën akademike.

NJOFTIMI I KPANë Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.2/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana.Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:Kryesues: Natasha MulajRelator: Rezarta SchuetzAnëtarë: Albana ShtyllaArdian HajdariSokol Çomo

Ndërkohë, Kolegji i Posaçëm do të shqyrtojë edhe rastin e ish-prokurorit Sulejman Tola, ku ky i fundit dha dorëheqjen para se të niste vettingu.

NJOFTIMI I KPANë Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.3/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.4, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Sulejman Tola.Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:Kryesues: Rezarta SchuetzRelator: Ardian HajdariAnëtarë: Ina RamaLuan DaciSokol Çomo(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re