Pas disa muajsh pa asnjë rast të Covid-19, Australia e Jugut përjetoi një rritje të ndjeshme të infeksioneve të reja duke prishur një vijueshmëri të sukseshme të betejës ndaj virusit.
Shteti me rreth 1,7 milionë banorë regjistroi 14 infeksione të reja Covid-19, nga vetëm tre që kishte një ditë më parë.
”Infeksioni mendohet të jetë përhapur nga një punëtor hoteli, i cili ua kaloi virusin anëtarëve të familjes në kryeqytetin e shtetit Adelaide”, sipas zyrtarëve shëndetësorë.
“Është një situatë shumë e rrezikshme që ndodhemi këtu në Australinë e Jugut tani dhe kërkojmë që çdo qytetar i vetëm të punojë së bashku për të na bërë të kuptojmë”, theksoi kryeministri i shtetit, Steven Marshall.
Si përgjigje, të gjitha shtetet e tjera australiane kanë rivendosur kufizimet e udhëtimit në Australinë e Jugut, duke e shpallur atë një pikë të nxehtë.
/faxweb
