Skip to content

U duk sikur ia ‘hodhi’/ Italia përballet me ethèt e pándemisë, 552 raste të reja në 24 orë

Një nga vendet që ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave por edhe të rasteve me infeksion nga covid-19 ka nisur të futet sërish në ethet e pandemisë.

Italia ka regjistruar një rritje të madhe të shifrave për rastet e infeksioneve të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ku në të gjithë vendin janë regjistruar 552 raste të reja.

Por nga ana tjetër, numri i viktimave mbetet i ulët pas vetëm tre persona kanë ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Sipas autoriteteve mjekësore, numri i të infektuarve aktualisht është 12.924, apo 230 më shumë se dje. Në terapi intensive janë 42 pacientë.

/faxweb