Skip to content

U ekzekutua bashkë me të birin, Gjokë Gurra kishte shërbyer si efektiv policie

Subscribe

Gjokë Gurra, 57-vjeçari i ekzekutuar këtë të enjte në Dukagjin raportohet se ka shërbyer në radhët e uniformave blu. Gjokë Gurra, i cili u vra së bashkë me të birin, mësohet se ka qenë efektiv policie deri në vitin 2008.

 

Aktualisht ai mbante detyrën e kryetarit të fshatit. Ndërkohë prej 15 vitesh ai dhe i biri punonin me lëndë drusore.

 

Dy viktimave iu është bërë pritë në banesën e tyre, të cilën ua kishin djegur një natë më parë. Babë e bir u gjendën këtë të enjte para shtëpisë së shkrumbuar një natë më parë, por persona të paidentifikuar duket se kanë përdorur banesën si “karrem” për të ekzekutuar në mënyrë mafioze viktimat.