Panorama TV ka siguruar pamjet e automjetit, “Land Rover Defender” me targa angleze, e cila dyshohet se është përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin, Ardian Nikulaj.

Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka raporton se pasi autori është larguar në një distancë me motor, dyshohet se e ka futur atë në automjet dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 prill, ku biznesmeni Ardian Nikulaj që ishte edhe një eksponent politik u ekzekutua në mes të ditës në bar-restorantin e tij.

Një ditë pas atentatit u publikuan edhe pamjet e vrasjes, ku një person i kamufluar me një skafandër në kokë dhe i veshur me një jelek fosforeshent futet në ambientet e lokalit, ku po qëndronte duke pirë kafe Nikulaj.

Autori, ende i paidentifikuar fillimisht përshëndet biznesmenin dhe më pas i afrohet, duke qëlluar me 7 plumba pistolete.

Pas krimit, ai u largua me një motor, me targa angleze, ndërsa nuk la asnjë gjurmë për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë.

PISTAT E HETIMIT

Policia dhe grupi hetimor janë duke hetuar disa pista për vrasjen e Ardian Nikulaj. Një prej tyre është ajo e të shkuarës së tij, pasi disa vite më parë i kanë vrarë edhe të vëllain.

Një tjetër pistë është ajo e lidhjes me politikën. Në vitin 2021, Nikulaj ka qenë kandidat për deputet, ndërsa në zgjedhjet e 14 majit ai ishte në listën për këshillat bashkiakë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re