38-vjeçari Delon Troqe u ekzekutua në një atentat mafioz në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Pavarësia’.

Troqe rezulton se është i afërm i  Elvis Troqes, nje emër jo pak i njohur në qytetin e Vlorës, i zhdukur pa gjurmë që prej vitit 2017.

Për zhdukjen e tij u akuzua dhe u hetua Edison Harizaj, ky i fundit i ekzekutuar ne Durrës në një tjetër atentat mafioz.

Si ndodhi zhdukja e Elvis Troqes:

Elvis Troqe, 24 vjeç u rrëmbye mbrëmjen e 17 korrikut 2018 në qytetin e Vlorës.I sapokthyer nga Italia, ku kishte kryer dënimin për trafikim të lëndëve narkotike, Elvisi kishte vendosur të ndërtonte një jetë të re. Ditën e ditëlindjes së nënës, Marselës, më 17 korrik 2018, do t’i prezantonte dhe vajzën e ëndrrave të tij.

Pak para darkës së madhe, rreth orës 18:00, ka dalë nga shtëpia, për t’u takuar me një mikun e tij. Vendtakimi ishte Bar “Havana”. Ka porositur një kafe dhe ujë dhe pas 5 minutash është ngritur nga tavolina duke i thënë mikut të tij se do të takonte 2 minuta një shok e do të kthehej shpejt. Një “Mercedes Benz” me ngjyrë gri, e priste në rrugën kryesore. Ervisi pasi përshëndetët me drejtuesin e mjetit hipën në makinë ku dallohen dy persona. Makina merr rrugën për në “Lungo Mare”, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i shtatë pallateve” drejtohet për nga hotel “Rexhina”. Më pas makina zhduket në afërsi të kompleksit ‘Oslo’ në Vlorë.

Në mbrëmjen e vonë, Krenar Troqi shqetësohet për mungesën e të birit, nis të kërkojë për të nëpër lokalet e qytetit. Asgjëkundi nuk gjen gjurmë të Elvisit. Po atë natë, Krenari i është drejuar Policisë duke denoncuar humbjen e të birit. Zhdukja e Albano Xhaferajt dhe Elvis Troqes janë rastet e zhdukjes së personit që po hetohen nga prokuroria.

Për zhdukjet u dyshua Edison Harizaj, i njohur edhe si Faqedjeguri i Vlorës. Ai u ekzekutua në një atentat mafioz në afërsi të Shkozetit në Durrës, bashkë me mikun e tij, Genci Çaçi. Policia shoqëroi 40 persona, por deri më sot nuk ka një të ndaluar për këtë ngjarje të rëndë kriminale. Në dosjen e prokurorisë janë vetëm gëzhojat e sekuestruara në vendngjarje dhe skeletet e dy makinave, një të djegur që autorët braktisën dhe makina e bërë shoshë nga plumbat, me të cilën udhëtonte Harizaj dhe shoku i tij.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re