Vlora u trondit në orët e vona të mbrëmjes së 7 janarit, kur 23-vjeçari Gëzim Sinomataj u ekzekutua me snjper në ballkonin e banesës së tij teksa pinte cigare.

Autorët, të cilët dyshohet se janë 3 u larguan të ndihmuar nga errësira dhe dogjën makiën e tyre tip “BMW” të përdorur në krim. Teksa kanë kalaur 4 ditë nga ngjarja e rëndën, Vizio Plus mëson se polciia e Vlorës ka arrestuar disa persona në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Identiteti dhe numri i personave të arrestuar nuk bëhet ende i ditur.

Si ndodhi krimi që tronditi Vlorën 

Gëzim Sinomati, i pagëzuar me emrin e xhaxhait të tij, vrarë në 1997, gjatë një përplasje bandash, po qëndronte në ballkon, pranë Poliklinikës së Vlorës, kur e qelluan me plumb në kokë.

Ekzekutimi besohet u bë me snajper. Disa minuta më vonë, policia gjeti një makinë tip “BMW” duke u djegur në lagjen “24 maji” e cila besohet se i përket autorëve. Policia po heton dy pista. Mendohet se ekzekutimi të jetë bërë nga makina tip “BMW” e cila ishte e parkuar poshtë pallatit ose nga ndonjë objekt përballë.

Në zonë, në lagjen “Hajro Çakerri” atë kohë rreth orës 22:00, (7 janar 2024)  energjia mungoi dhe për 10 minuta ishte errësirë e plotë.

Duket se kjo gjë e nxori në ballkon për të pirë cigare 22 vjeçarin që u vra. Nuk dihet nëse, ikja e dritave ka qenë e qellimshme, apo rastësi. Dyshohet për tre autorë, njeri ekzekutuesi, kurse makina rezultoi me targa të dubluara në fushë-Krujë.

22 vjeçari kishte ardhur nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri më nënën e divorcuar. Edhe pse kanë kalaur dy ditë nga ngjarja policia nuk ka asnjë gjurmë nga autorët të cilët përfituar nga errësira dhe u larguan. As arma e krimit dhe nuk është gjetur dhe gjithashtu mungojnë edhe gëzhojat në vendin e krimit./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re