Biznesmeni Ardian Nikulaj, i ekzekutuar këtë të mërkurë në Shëngjin, vetëm disa muaj më parë kishte mbushur 50-vjeç. Në foton e siguruar nga Vizion Plus, shfaqet i ndjeri gjatë festimeve të 50-vjetorit të tij, i cili fatkeqësisht do të ishte dhe i fundit për të.

 

Mesditën e kësaj të mërkure, Ardian Nikulaj, u ekzekutua në mënyre mafioze, teksa konsumonte kafe në lokalin e tij në pedonalen e Shëngjinit.

 

Autori shihet se është me skafandër dhe jelek policie, si dhe me një maskë kirurgjikale ndërsa qëllon në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

 

Ende nuk dihet detaje lidhur me këtë atentat mafioz, ndërsa autori nuk është identifikuar nga uniformat blu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re