Ramiz Mucollari i cili u vra pas perplasjes se armatosur me forcat RENEA ne shtepin e tij ne fshatin Qesarake te Maliqit vuante nga depresioni.

 

Ai kishte 20 vite që kurohej. Madje te shtunen familjarët e kishin dërguar në spitalin psikiatrik në Tiranë për ta shtruar, por 62-vjecari nuk ka pranuar.

 

Jo vetem kaq por me tu kthyer ne shtepi, në mbrëmje rreth orës 20.00 Ramizi ka nisur konflikti me bashkëshorten dhe djalin.

 

Ne fillim ai plagosi gruan, Pëllumbeshën, 58 vjeç me thikë në këmbë, ndërsa djalin, Kamberin, 27 vjeç e qëlloi me qytën e armës në kokë, ndonese fatmiresisht jane jashte rrezikut ne spital.

 

Policia dhe RENEA tentuan per 8 ore te bindnin Ramiz Mucollarin te dorezohej, por ai refuzoi. Madje u ngjit ne papafingon e shtepise dhe nisi te qelloj here pas here edhe ndaj Forcave RENEA me nje mitroloz te lehte, derisa forcat e policise e ekzekutuan.

 

Familja Mucollari njihet si familje pa probleme, kjo është hera e parë që mes tyre ka pasur konflikte, ku dhe përfundoi në tragjedi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re