Skip to content

U emërua Ministër i Brendshëm, Taulant Balla betohet sot para presidentit të republikës. Ja kur do të zhvillohet ceremonia

800 0 279676089 316690103951124 3088162424026467689 n






Taulant Balla do të betohet ditën e sotme si Ministër i Brendshëm në Institucionin e presidencës.

-800-0-279676089_316690103951124_3088162424026467689_n

Ceremonia e betimit do të zhvillohet gjatë paradites së sotme në orën 11:00.

“Sot në orën 11:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës, zhvillohet ceremonia e betimit te z. Taulant Balla, në detyrën e Ministrit të Brendshëm”, ka njoftuar presidenca.

Balla u emërua Ministër i Brendshëm pak ditë më parë, pas shkarkimit të Bledi Çuçit.

Ndryshimet në kupolën drejtuese të këtij dikasteri erdhën pas dy ngjarjeve të njëpasnjëshme në Krujë, konkretisht masakrës në Larushkë dhe dhunës së pjesëtarëve të fisit Rraja në Krujë.

“”