
Deputeti demokrat, Arbi Agalliu ka folur për Fax News lidhur me foton e publikuar ku ky i fundit shihet teksa bisedon me kryeministrin Edi Rama në një lokal tepër të frekuentuar të Vlorës.
Agalliu sqaron se fotoja ishte bërë që në datën 13 nëntor të vitit të kaluar dhe shtoi se ishte totalisht një rastësi pasi në momentin që kishte qenë duke dalë, kishte hasur kryeministrin Rama i cili po ngjitej sipër.
“Fotoja është bërë gjatë një rastësie që ka ndodhur në 13 nëntor. Unë po dilja nga ky lokal ku zoti Rama ndodhej me disa njerëz të tjerë dhe shkëmbehemi në mënyrë rastësore në hyrje të lokalit. Ka qenë pak ditë pas skandalit që kemi pasur në Kuvend”-tha Agalliu.
Lidhur me bisedën e zhvilluar, Agalliu tha se kishte qenë shumë e shkurtër dhe se ishte lidhur me debatin e bërë në Kuvend disa ditë më parë se të bëhej kjo foto.
“Më tha profesor edhe këtu nuk mu ndave. Unë i them që jam në qytetin tim dhe kurrë nuk kam për t’u ndalur në cdo problem që do ketë. Ka qenë një batutë edhe nga ai dhe nuk ka zgjatur më shumë se 30 sekonda. Arbi Agalliu nuk ka asnjë kompleks të përshëndes këdo”– u shpreh ai.
Ndër të tjera depueti i konsideroi si shpifje aludimet e bëra se fotoja mund të ishte realizuar tani, duke shtuar se po bëhej qëllimisht për ta lidhur me ngjarjet e zhvilluara së fundmi.
Agalliu: Kjo është një shpifje dhe kush ka pak mend mund ta kuptojë se nuk kemi pse të takoheshim në një vend kaq të populluar në mes të Vlorës. Kjo po keqpërdoret nga media të caktuara. Në faqen zyrtare të institucioneve ku unë kam punuar kam takuar, pritur dhe përcjellë personazhe të majtë dhe të djathtë. Ato foto janëtë gjitha të publikuara, kam pritur Veliajn dhe më ka pritur, kam pritur Berishën dhe më ka pritur. Pra këdo personazh publik në funksion të postit tim. Arbi Agalliu nuk ka pse të fshihet, nuk ka qenë kurrë punonjës i administratës publike, kam punuar vetëm në poste private. Kjo bëhet për të hedhur baltë në mënyrë që ta lidhin me protestën e datës 8 janar.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
