Polumbarët e RENEA-s pas disa orësh kërkime kanë gjetur trùpin e pajetë të 16 vjeçarit me inicialet L.G., që u mbyt duke u larë në liqen.

Burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se adoleshenti mbytur në fshatin Bardhoc në Kukës, teksa ka qenë duke u larë në liqen.

Policia njoftoi më herët se në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, dyshohet se është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc. Për gjetjen e 16 vjeçarit, janë angazhuan menjëherë shërbimet e Pòlicisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re