Një 44-vjeçar norvegjez dyshohet se ka vrarë me thikë në qafë një polic 32-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotmë në Selanik.

Sipas informacioneve, polici mori  një plagë në pjesën e majtë të qafës, poshtë veshit.

Polici 32-vjeçar u transferua në mjekësinë ligjore ku pritet të kryhet autopsia.

Si ndodhi vrasja?

Ka qenë ora 04:30 e mëngjesit, kur oficerët e policisë së MAT-it, ambientet e të cilëve janë afër lokalit, dëgjuan britma, vrapuan për ndihmë dhe arrestuan 44-vjeçarin norvegjez, i cili, siç u zbulua,  kishte plagosur për vdekje kolegun e tyre 32-vjeçar.

Sipas informacioneve, vrasja ka ndodhur pasi 44-vjeçari norvegjez, pas një debati për një arsye të panjohur, fillimisht kishte goditur me thikë në këmbë shokun e policit i cili ndodhej në lokal së bashku me viktimën.

Kur 32-vjeçari tentoi të ndërhynte për të mbrojtur shokun e tij, norvegjezi e goditi me thikë në qafë, duke i shkaktuar vdekjen brenda pak minutash./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re