Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Berat, pasi kanë hyrë në oborin e një shkille publike dhe kanë kundërshtuar me dhunë, punonjësit e Policisë që ndërhynë për t’i larguar sepse kishin hyrë të paautorizuar.

Shërbimet e Rendit Publik të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, gjatë patrullimit në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe për parandalimin e paligjshmërive, gjatë pasdites së djeshme, kanë konstatuar një automjet tip “Benz” që qëndronte i parkuar në oborrin e një shkolle publike.

Pas konstatimit, shërbimet e Policisë janë afruar te automjeti dhe i kanë kërkuar drejtuesit të tij 39 vjeç, që të paraqesë dokumentet dhe autorizimin për të qëndruar në këtë ambient të posaçëm, me qëllim kryerjen e verifikimeve.

As ky shtetas dhe as pasagjeri në këtë automjet 36 vjeç, nuk kanë pranuar të japin dokumentet dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos kryer veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu, u ushtrua kontroll në automjetin tip “Benz”, në të cilin nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re