Grupi i xhirimit të televizionit A2 News arritën të futeshin në kampin Al Hawl në Siri ku ndodhej Alvin Berisha.
Një prej gazetarëve, Julian Kasapi bashkë më një nga operatorët, Endrit Myftari pasi kaluan të gjitha kontrollet e sigurisë, futen brenda kampit por që prej atij momenti televizioni A2 raporton se nuk ka patur më asnje kontakt me ta.
Në këtë kamp gjenden mbi 75 mijë persona, mes të cilëve janë edhe diku tek 80 shqiptarë, bashkë me fëmijët e tyre, që ashtu si djaloshi Alvin Berisha, presin për t’u shpëtuar.
Ja cfarë deklaruan gazetaret ndër të tjera para se te futenin ne kamp:
“Pas pak minutash futemi në kampin Al Hawl. Sipas stafit të sigurisë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi në tek vendi i të huajve kanë ndodhur mjaft trazira. Në këtë aneks janë mbi 10 mijë persona të huaj, por ne do të mundohemi të gjejmë shqiptarët tanë”, tha në një komunikim telefonik gazetari Julian Kasapi.
