Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shpreh sot në Top Talk se LSI-ja ka qenë që në vitin 2008 për proporcional me lista të hapura.

Kryemadhi u shpreh se, nëse sistemi nuk ndryshon LSI-ja i ka marrë masat. Kandidatët për deputetë sipas saj, do të zgjidhen nga anëtarësia e partisë në çdo qark.

Cili është sistemi që i duhet Shqipërisë?

“Unë nuk mendoj se ka të bëjë sistemi, por dekriminalizimi i procesit sepse në një periudhë kohë mazhoritari ka qenë shumë i mirë, tani që ka filluar të futen kriminelët, policët, bodyguardët që kishin mundësi etj. Shkuam në proporcionali që të mbahej përgjegjësia te kryetarët e partisë.

Ne kemi qenë për proporcional me lista të hapura në 2008 sepse i jepte një lloj demokracie. Sot për momentin është e pamundur për ta realizuar përsa i përket nga ana teknike, sepse nëse do të hyjmë në një proces të tillë duhet të paktën 4 vjet përpara.

Ne si LSI, nëse nuk do të ndryshojë sistemi ne do ta rikuperojmë brenda partisë tonë duke bërë votimin një anëtar një votë, për listat e deputetëve. Prandaj jemi dhe në verifikimin e të gjithë antarësisë dhe pajisjen me kartat e reja të anëtarësimit”, tha Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re