Një shqiptar dhe një afrikan janë bërë për spital mesditën e sotme, pasi u rrahën me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi në Ravena.

Mediat italiane shkruajnë se dy burrat hynë në lokal dhe morën nga një çaj pastaj filluan të diskutojnë.

Por situata agravoi dhe dy burrat filluan të hedhin pjata dhe gotat kundër njëri tjetri, më pas u përplasën fizikisht me grushte dhe shkelma.

Të dy përfunduan në spital me plagë të rënda nga goditjet që i dhanë njëri tjetrit me sende të forta dhe grushte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re