Policia italiane ka vënë në pranga burrë e grua me origjinë shqiptare, të cilët u kapën në zonën e Riminit me kokainë.

Gjatë kontrolli, dy personat që ndodheshin në makinë, 25 dhe 30 vjeç, u zbulua një sasi e konsiderueshme kokaine, e paketuar tashmë në mbi 50 doza gati për t’u shpërndarë.

Policia gjithashtu gjeti edhe mjete të përdorura për paketimin e drogës dhe një shumë parash, që besohet se ishin të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Dy të rinjtë u arrestuan menjëherë me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re