Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me vrasjen e Pjetër Kazës, në Tale të Lezhës. Mësohet se 57-vjeçari u gjet i pajetë brenda makinës së tij nga familjarët.

Ngjarja dyshohet ka ndodhur rreth orës 01:00 te kësaj te diele, teksa 57-vjeçari sapo ishte kthyer nga puna për në banesë, ku edhe i është zënë pritë nga ku autorët e paidentifikuar, të cilët e kanë qëlluar me armë zjarri.

Trupi i pajetë u gjet rreth orës 5 të mëngjesit nga bashkëshortja e 57-vjeçarit, e cila më pas njoftoi edhe familjarët e tjerë.

Nga hetimet e para rezulton se Pjetër Kaza mund të jetë vrarë për gjakmarrje, pasi rreth një viti më parë viktimës i kanë vrarë vëllain në Belgjikë.

Sipas burimeve paraprake, autori i krimit është ende i paidentifikuar dhe nuk dihen motivet e vrasjes.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe marrjen në pyetje të familjarëve dhe banorëve të zonës. Grupi hetimor po ndjek disa pista për zbardhjen e rrethanave të krimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko