Një grua rreth 69-vjeçe është gjetur e vdekur brenda banesës së saj në Mamurras të Kurbinit. E ndjera është identifikuar si Gjelina Hoti, e cila jetonte e vetme.

Ajo nuk i është përgjigjur në telefon fqinjëve, të cilët në këto kushte, kanë njoftuar policinë.

Blutë bashke me zjarrfikësit kanë ndërhyrë, duke hapur derën e banesës dhe e kane gjetur të vdekur të moshuarën.

Viktima, Gjelina Hoti, është bashkëshortja e ish-boksierit Pal Hoti.

Nga verifikimet paraprake dyshohet të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike nga pakujdesia, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re