Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Pogradec.

Policia bën me dije se në spitalin e qytetit, është dërguar pa shenja jete 81-vjeçarja me iniciale S.Sh., e cila është gjetur e vetëvarur nga familjarët.

“Më datë 28.11.2021, rreth orës 18:55, në Spitalin e Pogradecit ka mbërritur e pa jetë, shtetasja S. Sh., 81 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila është gjetur nga familjarët e saj e vetëvarur në banesë”, deklaron policia në njoftimin zyrtar.

Nuk dihen ende rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë grupi hetimor po vijon hetimet

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re