Një grua ka humbur jetën pak para mesditës në Fier pasi ka rënë nga pallati.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier, ku gruaja e identifikuar Roza Deliu, 50 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit dhe ka gjetur vdekjen.

Sipas banorëve të pallatit, 50-vjeçarja ka qenë duke larë xhamat e dritares. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re