Skip to content

U gjet e vrarë dhe e djegur në Francë, media te familja e viktimës në Berat, e ëma shpërthen në lot: Jetojmë 11 persona me një pension

auto familja 1 600x3601577549935

Pasi mësuan lajmin e kobshëm për vdekjen e vajzës së tyre, Brunilda Sadushi, e cila u gjet dje e vrarë dhe e djegur në një pyll të Francës, familjarët nga Berati apelojnë për ndihmë.

Fatime Kovaçi, 56-vjeçe, nëna e Brunildës, tregon mes lotësh se si e mësoi lajmin e hidhur. Ajo tregon se ishte një telefonatë që i erdhi në mbrëmje nga bashkëjetuesi i vajzës, njëkohësisht edhe babai i djalit 3-vjeçar Leonardos, i cili i tha se vajza është gjetur e vdekur dhe se familja duhet të shkojë për të tërhequr kufomën brenda një jave, pasi në të kundërt shteti francez e varros atje.

Fatimeja tregon se Brunilda kishte shkuar në Francë 4 vite më parë dhe jetonte atje me një shtetas shqiptar, me të cilin në Francë ka lindur edhe një djalë. Djali, Leonardoja që është 3-vjeç, aktualisht pas vdekjes së Brunën, ndodhet nën kujdesin e shtetit francez, sepse i ati i tij jeton në Tiranë dhe nuk mund të shkojë dot për të marrë djalin në Francë, pasi në atë shtet ka “ekspuls”.

Fatimeja tregon se, Brunilda i merrte rregullisht në telefon dhe shpesh herë u dërgonte lekë për t’u ushqyer, pasi familja e saj jeton në kushte të vështira ekonomike. Nëna e Brunildës i bën apel shtetit ta ndihmojë për të sjellë në Berat trupin e vajzës së vdekur dhe djalin e saj 3-vjeçar Leonardon.

“Ne jetojmë 11 persona me një pension 160 mijë lekë (të vjetra) dhe mezi ushqehemi. Në këto kushte të mjerueshme unë i bej apel shtetit të më sjellë trupin e vajzës dhe djalin e saj”, shprehet nëna Fatime Kovaçi. Ajo tregon se Brunilda ka lënë pas edhe 2 fëmijë të tjerë, njërin 20-vjeç dhe tjetrin 14-vjeç,të cilët i ka nga martesa që ka kryer në moshën 13-vjeçare në Berat dhe që, pas largimit të Brunildës në Francë, jetojnë me të.

Apel shtetit për kthimin e trupit të pajetë të Brunës dhe ardhjen në Shqipëri të djalit të saj, i bën edhe gjyshja e Brunildës,75-vjeçarja Xhevrije Aliu, e cila e ka rritur vetë.

Me sytë nga shteti dhe me shpresë, familja Kovaçi, në lagjen “Donika Kastrioti”, ka hapur dyert e mortit, edhe pse ende nuk e ka para syve trupin e pajetë të vajzës, për ta qarë e për ta përcjellë për në banesën e saj të fundit./ (BalkanWeb)

fd30d539 d019 4400 8876 e9a19a6fa323 3a079277 9a96 47e5 8c6f 66fc4b19d137 1c70e30e 2ebb 47c6 8672 b4b94144543d 6fa29153 9752 4508 8421 4ac33153c230 b7847fcb a026 4c5c 8d34 3a4fdf25a83b b09b3faf 4ded 42b7 8998 fd7dd893aa05 c05b0822 bc02 41a7 8785 75f97c9655de 3b952bd0 f9db 4d66 86bd c7038de8fa9f 79644341 5ae7 48d3 b187 ffccc686c624 cb1bf335 4455 41bc b801 6f879ff9a78f