Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Nënë e bijë u gjetën të pajeta, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.

Pa shenja jete u gjetën nëna Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe. Ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, tronditëse është dëshmia e vajzës 34-vjeçare e cila u gjet në gjendje të rënda, pasi zjarrfikësit u futën në banesë.

Gazetarja Xhensila Kodra bën të ditur për abcnews.al se mësohet se ajo t’u ketë thënë ekspertëve: Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”.

Ndërkohë, burime bëjnë të ditur se ekspertët i gjetën viktimat të lyer me vaj e uthull e gjëra të lëngshme.

Dyshohet se 30-vjeçarja Anisa ka humbur jetën disa javë më parë, pasi trupi i saj është gjetur i dekompozuar. Kreu i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj u shpreh se 30-vjeçarja u gjet në krevat e mbuluar me batanije. Kreu i policisë dha po ashtu një tjetër detaj. Nga këqyrja e trupave është vërejtur se ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re