FUSHE KRUJE– Policia e Krujës ka dhënë detaje rreth gjetjes së trupit të pajetë të Elion (Kejsi) Hysës, i cili ishte groposur pranë varrezave në Nikël.

Mësohet se policia ka identifikuar autorët e ngjarjes, ku njërin prej tyre e ka shoqëruar në komisariat. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H.R. ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A.T.34-vjecari ishte zhdukur që prej datës 5 korrik.

Informacion paraprakMë datë 14.07.2018, Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel kanë gjetur të groposur shtetasin K.H. 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin, të shpallur në kërkim ( i humbur). Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.Grupi hetimor me ekspertë të fushës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes. Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re