Personi i cili u gjet i mbytur gjatë pasdites së sotme në liqenin e Pogradecit, mësohet se është vëllai i aktores së njohur Marjeta Ljarja. Viktima që u gjet i mbytur është Sotiraq Ilo 60-vjeç.

Ai ishte pronar i një biznesi hidro-sanitaresh, ndërkohë që gjendja e tij depresive mendohet të jetë shkaku i mbytjes së tij në liqen.

Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit të Pogradecit, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.

(S.D/Faxweb.al)

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re