Zbulohet identiteti i të riut i cili u gjet i pajetë në shtetin grek disa ditë më parë. Viktima është Dorian Mancellari rreth 32 vjeç, nga Pogradeci.

 

Bëhet me dije se familjarët kanë tërhequr trupin e të riut nga morgu në shtetin grek dhe janë duke e transportuar drejt institutit të mjekësisë ligjore në Tiranë.

 

Ndërkohë trupi i të riut do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përçaktuar shkakun e vdekjes edhe pse në shtetin grek është bërë e njëjta procedure. I riu u gjet i pajetë në zonën e Trikallas në Greqi.

 

Mbeten ende të paqarta arsyet pse i riu shqiptar ka humbur jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re