FUSHE KRUJE– Detaje të tjera dalin në dritë nga djegia e automjetit në Fushë-Krujë, brenda të cilit u gjet një person i pajetë. Mjeti u gjet i djegur dje në afërsi të Borizanës, ndërsa dyshohet se viktimë është një shtetas kosovar, Xhafer Osmani, që rezulton se është edhe pronari.

Burime zyrtare nga policia thanë se ka dyshime qe Osmani hyri në Fushë-Krujë dje rreth orës 10:00, ndërkohë që në rrethana ende të paqarta mjeti është gjetur i djegur.

Policia ka shoqëruar disa persona, si të dyshuar për ngjarjen. Po ashtu po hetohet itinerari i lëvizjes së mjetit, ndërkohë që viktima ende nuk është identifikuar pasi pritet që trupi i karbonizuar t’i nënshtrohet analizës së AND-së.

Burime zyrtare thanë për ‘BalkanWeb’ se nga hetimet përjashtohet pista e lidhjes jashtë martesore.

NGJARJANgjarja e rëndë u raportua dje rreth orës 14:00. Ka qënë një person, banor në fshatin Borizanë ai që ka parë makinën teksa digjej. Pak minuta më pas në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e policia. Pasi janë shuar flakët, brenda saj është konstatuar kufoma e shkrumbuar e një personi të seksit mashkull.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re