Gjatë mbrëmjes së të enjtes policia ka gjetur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës të vetëm një 18-vjeçar.

Sipas policisë, Jonuz Sulaj dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mban mend adresën e banimit të familjarëve të tij.

Aktualisht i riu ndodhet pranë Komisariatit të Policisë Nr.6. Policia u bën apel familjarëve e tij apo çdo person që mund të ketë kontakte me ta, që të telefonojnë në 112 ose të paraqitet në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko