Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kretë, Greqi më 28 dhjetor.

Sipas medieve fqinje, një 60-vjeçar ka goditur me thikë babanë e tij, 80 vjeç. Ky i fundit u gjet i plagosur me thikë në gjoks dhe në fytyrë.

Që në momentin e parë, policia e Chanias foli për një akt kriminal dhe menjëherë nisi mbledhjen e provave dhe dëshmive për të zbardhur identitetin e autorit apo autorëve.

Autoritetet janë lajmëruar nga djali i tij, i cili pohoi se gjeti të atin të mbuluar nga gjaku.

Por, dëshmitë dhe provat e mbledhura ng policia çuan në arrestimin e 60-vjeçarit mesditën e sotme.

I moshuari u dëgua në spital ku iu nënshtrua një operacioni, por gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet me dije./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re