Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen e anëtarit të bandës së Niklës, Marklen Hoxha i cili mbeti i plagosur mesditën e sotme në hyrje të rrugës së fshatit të tij.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Haka aktualisht ndodhet nëSpitalin e Traumës në Tiranë dhe gjendja e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes i cili është arratisur menjëherë pasi ka qëlluar Marklen Hakan me armë në fytyrë.

Njoftimi i Plotë:

Krujë/Informacion paraprak

Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi Mariglen Haka, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re