Detaje të reja janë zbuluar për dy vëllezërit Olldashi, të cilët u gjetën të pajetë në një kanal në Maliq. Grupi hetimor ka gjetur në ngjarjes gëzhoja ndërsa viktimat janë qëlluar me armë në kokë dhe në gjoks.

Dyshohet se janë ekzekutuar në mes të arrave dhe larg banesave për shkak të terrenit të vështirë dhe reshjeve të shiut e më pas janë lënë aty pa shenja jete.

Dy vëllezërit e identifikuar si Andrea Olldashi, 33 vjeç, Martin Olldashi, 31 vjeç, ishin të zhdukur që prej datës 7 dhjetor. Ishte nëna e tyre që kishte bërë denoncimin në polici për zhdukjen e dy djemve të saj tre ditë më parë.

Geri Shuli është personi që i ka gjetur pranë një kanali në zonën e tij, ndërsa nëna e tyre kishte bërë denoncim në polici për zhdukjen e djemve që para tre ditëve.

Në një reagim për mediat, u shpreh se fillimisht konstatoi vetëm një trup të pajetë pasi e kishin hedhur në një kanal, e kishin mbuluar me dhe. Më pas ekspertiza arriti të zbulonte trupin tjetër të pajetë, por Shuli shprehet se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

“Unë jam punonjës i Ujësjellës i fshatit dhe kam një stacion pompe në vendin e quajtur “Liri” dhe këtë itinerar rruge e bëj çdo ditë. Sot duke shkuar nga kjo rrugë, konstatova në një kanal që ishte një trup për momentin. Kishte vetëm njërën dorë jashtë. Kur pashë që ishte trup njeriu, njoftova menjëherë policinë dhe për pak minuta erdhën.

Kur ekspertiza po bënte punën e saj, panë që ishin dy trupa. Ishin dy meshkuj. Mesa dëgjova, policia tha se janë nga qyteti i Pogradecit. Kur filluan të bënin ekspertizën, na larguan. Thanë që kishin plagë në trup me armë zjarri. E bëj çdo ditë këtë rrugë por këto ditë që binte shi, i kam rënë nga asfalti.

Sot që ishte kohë e mirë thash ti bie në këmbë. Ishte kanali i mbuluar me dhé dhe nuk ka shumë ditë që është pastruar, kur pashë aty një dorë të nxjerrë përjashtë. Nuk kemi dëgjuar të shtëna”, tha Shuli.

Emrat e vëllezërve nuk janë të panjohur për policinë, pasi në vitin 2012 akuzohet se i kanë vendosur tritol një lokalit të Gjergji Lekës, ish-futbollist.

Vetë futbollisti Leka deklaroi se ngjarja e rëndë kishte lidhje me një konflikt të hershëm mes tij dhe dy vëllezërve Olldashi.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re