Ekziston një shtëpi e dytë, përveç asaj në Pantano, e cila mund të ketë ketë lidhje me zhdukjen e bashkëshortëve shqiptarë Pasho, kufomat e të cilave të copëtuara u gjetën në katër valixhe ditët e fundit pranë burgut Sollicciano.

Sipas mediave italiane, shtëpia në fjalë, ndodhet në Novoli. Në këtë apartament “fantazmë”, çifti shqiptar mund të ketë jetuar gjatë kohës që qëndronin në Itali.

Me pak fjalë, Shpëtimi dhe Teuta mund të kenë qëndruar atje që nga mbërritja e tyre dhe jo në Pantano, në apartamentin e Elonës, ish-partnerja e djalit të tyre Taulantit.

“Çifti ishte në zonën e Novolit – i tha avokati i Elonës La Repubblica. Më 2 nëntor ajo drekoi me partnerin e saj, vetëm, në shtëpinë e tyre në via del Pantano ku jetonin”, shtoi avokati.

Mediat fqinje shkruajnë se madje vajza e çiftit, Vittoria Pasho, duke folur me mediat shqiptare, la të kuptohej se kishte një shtëpi tjetër, për të cilën ajo megjithatë nuk mund të jepte informacion.

Banesa në Novoli, nëse konfirmohet, do të luante një rol vendimtar, mund të ishte gjithashtu skena e krimit dhe madje edhe vendi ku ishin fshehur kufomat për tre vjet, përpara se të përfundonin të futur nëpër valixhe në afërsi të superstradës, shpjegon La Repubblica.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re