ELBASAN- Identifikohen dy bashkëshortët që u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Elbasan. Sipas policisë ata janë Shyqyri (Vasil) dhe Sabire Liçi, 65 dhe 60 vjeç. Policia thotë se vdekja e çiftit ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit dhe shpërthimit të flakëve në banesë.
Bashkëshortët janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm në banesën e tyre në fshatin Gjergjan.Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se 65-vjeçari ka hapur bombolën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.
Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndëruar jetë bashkëshortët.
Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.
(ed.me/BalkanWeb)
