Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari reagoi pasi u gjobit me 50 milionë lekë të vjetër për moszbatimin e masave anti-COVID.

Sipas tij, gjoba tregon se kryeministri Edi Rama i frikësohet LSI. Ai i bëri thirrje policisë që të mos merret me gjobat për maskat, por të kapë kriminelët.

“Kryeministri Edi Rama është i tmerruar nga rritja e pandalshme e LSI në Qarkun e Korçës. Gjoba tregon tmerrin që Edi Rama ka ndaj LSI.

Edi Rama, Niko Peleshi nuk mund të intimidojnë simpatizantët e LSI me ushtarin e tyre në drejtorinë e qarkut të Korçës, Ferdinand Mara. Ferdinand Mara është ushtar i Edi Ramës, Niko Peleshit dhe Rragamit të bëjë kujdes të respektojë ligjin dhe të merret me trafikantët dhe trafikun e drogës dhe jo të gjobisë qytetarët e ndershëm.

Më 25 prill të rinjtë dhe të rejat e Korçës do të çmontojnë këtë treshe që ka marrë peng Korçën”, deklaron numri dy i LSI!

Braimllari u gjobit pas takimeve masive që kishte zhvilluar në Korçë, me qytetarë që nuk mbanin maska dhe nuk respektonin distancën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re