Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka paditur KQZ për një gjobë më pak se 93 mijë lekë të vendosur nga Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave.

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë me anë të një njoftimi thotë se sot do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese.

Në njoftim thuhet se “Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.07, datë 19.01.2024, objekt i ankimit të mësipërm, ka vendosur sanksion administrativ gjobë në vlerën 92.775 lekë ndaj znj. Emirjana Sako, kandidate për kryetare bashkie e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor”.

NJOFTIM PËR MEDIA

Në datën 27.02.2024 ora 14:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e ankimit Nr.1 Regj.Themeltar, Datë 22.02.2024 Regjistrimi, me:

PADITËS:  Emiriana Sako, në cilësinë e kandidates për kryetar bashkie e subjektit   zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërise”.

I PADITUR:  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

OBJEKTI:  Ankim kundër Vendimit nr. 07, datë 19.01.2024, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.07, datë 19.01.2024, objekt i ankimit të mësipërm, ka vendosur:

Vendosjen e sanksionit administrativ gjobë në vlerën 92.775 lekë ndaj znj. Emirjana Sako, kandidate për kryetare bashkie e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës Administrative të Apelit, brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.

Tiranë, më 27.02.2024

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re