Dhoma e avokatisë në Fier ka reaguar pas rastit të dhunimit të avokatit A.O brenda zyrës së këtij të fundit.

Në reagimin e bërë, thuhet se ky ishte një rast i rëndë dhe i papranueshëm për profesionin e avokatisë, ndërsa kërkojnë nga policia që të gjejë sa më parë autorin e shpallur në kërkim.

Në fund të reagimit, Dhoma e Avokatisë Fier, njofton edhe një reagim publik për mediat, ditën e nesërme në orën 11:00.

Dhoma e Avokatisë ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj avokatit në Fier:

Reagim dhe njoftim për Mediat lokale dhe jo vetem !

Dje ne Fier ka ndodhur nje ngjarje e shemtuar, e denueshme dhe e papranueshme per profesionin e avokatit dhe jo vetëm.

Dhuna e perdorur per shkak te detyres eshte gjithmon e shemtuar dhe e denueshme por kur ajo drejtohet karshi avokateve eshte uleritese.

Avokatet jane aty ne ndihme te qytetarit dhe keta te fundit duhet te jene te pergjegjshem; – çdo papergjegjshmeri karshi avokatëve duhet të dënohet maksimalisht.

Ju bëjmë thirrje strukturave të Policisë Fier të impenjohen maksimalisht për gjetjen dhe arrestimin e autorit .

Ftojmë median lokale, nesër, rreth orës 11:00 në zyrat e Dhomës Vendore Fier do kemi një reagim publik.

Goditet dhe kanoset në zyrën e tij avokati në Fier

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re