Skip to content

U godit me leva nga 3 persona në zonën e ish-Bllokut, detaje nga dhunimi i avokatit ish-kryeministrit Berisha! Ja çfarë dyshohet

Avokati Sokol Mëngjesi dyshohet se është dhunuar nga 3 persona mëngjesin e sotëm (29 Maj) pranë banesës së tij në zonën e ish-Bllokut.

Dhunimi i përfaqësuesit ligjor të ish-kryeministrit Sali Berisha dyshohet se ka të bëjë për çështje pronësie.

Mësohet se autorët i janë afruar avokatit duke e goditur fillimisht me gurshte dhe pastaj me sende të forta. Sipas burimeve policore, Sokol Mëngjesi është goditur në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 të mëngjesit të sotëm (29 Maj) dhe avokati Sokol Mëngjesi është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Njoftimi i policisë:

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është normale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“”