Autopsia e kryer dje, më 23 janar 2024, konfirmoi se goditja fatale që shpoi mushkërinë e majtë i ishte dhënë nga pas Bledar Dedjës, 39-vjeçari shqiptar që u gjet i pajetë më 21 janar, në një pyll në Paderno del Grappa.

Sipas autopsisë, ai është goditur më shumë se 20 herë me thikë, por shkaku i vdekjes u identifikua si një goditje e vetme fatale në shpinë, mjaft e fuqishme për të shkaktuar gjakderdhje të brendshme në gjoks.

Hipoteza e një grabitjeje të gabuar wshtw pwrjashtuar, pasi 39-vjeçarit i gjetën portofolin dhe celularin brenda makinës, 100 metra larg trupit.

Dhe pikërisht në celular po kërkojnë të dhëna për një lidhje të mundshme jashtëmartesore që mund t’i kishin kushtuar jetën Dedjës.

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të 39-vjeçarit përmes mesazheve dhe telefonatave , për të gjurmuar personin (ose personat) me të cilët ai duhej të takohej pasditen e së shtunës.

Arma e vrasjes, me sa duket një thikë e madhe, nuk është gjetur ende. Plagët në krahët dhe duart e viktimës tregojnë përpjekjen e tij për t’u mbrojtur nga sulmet.

Krimi për motive pasioni, në qendër të hetimeve

Gjithashtu në qendër të hetimeve është edhe mundësia që Dedja të ketë kryer marrëdhënie seksuale pak para sulmit fatal, pasi viktima është gjetur me pantallonat ulur.

Pista në të cilën po fokusohen aktualisht hetuesit është ajo e një krimi pasioni. Vendi ku u gjet trupi i Dedjes, një korije në Paderno, në Pieve del Grappa, është në fakt një zonë e frekuentuar zakonisht nga çiftet.

Ditët e fundit janë marrë në pyetje persona të shumtë, mes të cilëve familjarë dhe miq të Dedjës, mes tyre një person që pretendon se e ka takuar atë dy vite më parë përmes një aplikacioni për takime.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re