Ndërroi jetw deputeti britanik konservator Davis Amess, pasi u godit me thikë disa herë në një takim të komitetit lokal, raportoi Reuters.

Amess përfaqësoi West Southend në Essex dhe u sulmua në një kishë metodiste në Leigh-on-Sea.

Policia doli për të hetuar dhe mbyllur rrugët përreth, dhe pak më vonë ata njoftuan se një person ishte arrestuar.

“Sapo të shfaqen informacione të reja, ne do t’i publikojmë,” tha policia.

Pak më vonë, ajo konfirmoi se Amess kishte ndërruar jetë.

Policia njoftoi gjithashtu se gjeti thikën me të cilën u krye sulmi, sipas BBC.

Amess u zgjodh për herë të parë në parlament në 1983 për të përfaqësuar Basildon, dhe në 1997 kandidoi për zgjedhje në Southend West.

Fushat e tij kryesore të interesit ishin “çështjet e mirëqenies së kafshëve dhe pro-jetës”.

Sulmi ndaj Amess kujtoi ngjarjen e vitit 2010 kur deputeti laburist Stephen Timms i mbijetoi një sulmi me thikë në zyrën e tij, por edhe të vitit 2016 kur deputeti i laburistëve Jo Cox u qëllua për vdekje vetëm disa ditë para referendumit të Brexit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re