Ky është 19-vjeçari Grei Bihuci që humbi jetën ditën e sotme (11 mars) në Fier pasi u godit me thikë nga një 18-vjeçar.

Grei Bihuci humbi jetën gjatë transportit për në spital pasi nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Autori i dyshuar i ngjarjes, 18-vjeçari Florjan Muka është arrestuar nga uniformat blu në vendin e krimit.

Sherri mes tyre raportohet se ka nisur në rrjetet sociale. Mësohet se ditën e sotme, rreth orës 11:30, viktima dhe autori i dyshuar i krimit janë përfshirë në një konflikt fizik dhe gjatë sherrit, 18-vjeçari ka nxjerrë thikën duke goditur për vdekje të riun.

Sipas dëshmitarëve konflikti dyshohet se ka nisur poshte urës së Gjanicës dhe 19-vjeçari me iniciale G. B., në përpjekje për të shpetuar ka ecur disa metra i plagosur derisa ka përfunduar i shtrirë në mes të rrugës. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit, por nuk i mbijetoi dot plagëve.

Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe shoku i viktimës, i cili mësohet se ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

20-vjeçari me iniciale O. S., iu është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i dyshuar u arrestua pas krimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re