Anija britanike Rubymar, e cila u mbyt në Detin e Kuq pasi u sulmua nga rebelët Houthi të Jemenit , përbën një rrezik mjedisor dhe lundrues, paralajmëroi sot Komanda Ushtarake Amerikane për Lindjen e Mesme (CEMTCOM).

Anija Rubymar me flamurin e Belizes, e regjistruar në Britani dhe kompania e saj e menaxhimit me bazë në Liban, u mbyt dje (2 mars) së bashku me ngarkesën e plehrave që po transportonte pasi u godit nga dy raketa Houthi më 19 shkurt.

Nga sulmi nuk pati viktima në mesin e ekuipazhit.

🚨BREAKING: US military confirms MV Rubymar vessel has sunk.

Video: The Yemen version of Titanic.The ship is “RUBYMAR” that was hit by Houthis and just announced sunk. pic.twitter.com/tsVn4eFr86

— Suppressed Voice. (@SuppressedNws) March 3, 2024

“Përafërsisht 21,000 tonë plehra me bazë amoniaku të bartura nga anija përbëjnë një rrezik mjedisor në Detin e Kuq,” tha CENTCOM në një deklaratë.

“Pas fundosjes, anija paraqet rrezik përplasjeje nënujore edhe për anijet e tjera që kalojnë nëpër këtë rrugë detare të ngarkuar, shtoi deklarata.

Anija u braktis pasi u godit nga raketa ndërsa ishte, sipas agjencisë së sigurisë detare UNMTO, 35 milje detare nga porti i Jemenit të Moka.

“Kjo është një tragjedi e re për vendin dhe popullin tonë. Çdo ditë ne paguajmë çmimin për aventurat e rebelëve Houthi”, komentoi Ahmed Anwad bin Bubarak, ministri i jashtëm i qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.

“Përmbytja e Rubymar është një fatkeqësi mjedisore”, shtoi ai.

Nga ana e tij, Ali al-Shawalmih, drejtor i Shkencave Detare në Universitetin e Jordanisë, vuri në dukje se “një plan emergjence duhet të hartohet nga vendet e Detit të Kuq për të përcaktuar axhendën e monitorimit të zonave të ndotura në Detin e Kuq dhe të miratohet një strategji pastrimi”.

Le cargo britannique Rubymar coule en mer Rouge quelques jours après avoir été attaqué par des missiles yéménites pic.twitter.com/RPYBpBuzDX

— kheir (@KheirNouve1) March 3, 2024

Houthi-t kanë nisur sulme ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit që nga nëntori në shenjë solidariteti me palestinezët në Rripin e Gazës, të cilin ushtria izraelite e ka bombarduar pa pushim që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor që vrau më shumë se 30,000 njerëz.

Përballë këtyre sulmeve, SHBA-ja, një aleat kyç i Izraelit, krijoi në dhjetor një forcë shumëkombëshe me qëllim “mbrojtjen” e lundrimit në këtë rrugë detare me rëndësi strategjike.

Që nga janari, SHBA, me ndihmën e Britanisë, ka nisur disa sulme kundër objektivave Houthi në Jemen, të cilët kanë kontrolluar zona të mëdha të vendit që nga viti 2014.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, kalimet e anijeve të mallrave nga Deti i Kuq kanë rënë me pothuajse 30% nga viti në vit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re