Një sherr mes një çifti shqiptar në Greqi përfundoi në një përleshje të dhunshme mes familjarësh, me disa të plagosur dhe katër persona të arrestuar.

Sipas mediave greke, gjithçka nisi pas një debati verbal mes bashkëshortëve. Gruaja u largua drejt banesës së babait të saj, ku ndodhej edhe vëllai i saj, dhe i tregoi atyre për sherrin me bashkëshortin. Më pas, babai dhe vëllai i saj u drejtuan për në shtëpinë e dhëndrit, ku ndodhej edhe ai me vëllezërit e tij.

Përplasja fizike mes palëve përshkallëzoi në dhunë të ashpër. Si pasojë, dhëndri dhe vjehrri u plagosën dhe u transportuan në spitalin e Rethimnos në Kretë, ndërsa një tjetër person mori lëndime të lehta.

Dhëndri ka pësuar një plagë të rëndë në qafë, pasi është goditur me një copë xhami gjatë përleshjes. Ai ndodhet në kujdesin intensiv, por sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Vjehrri është në gjendje më të mirë dhe pritet të lirohet nga spitali gjatë ditës së sotme.

Incidenti vazhdoi edhe në ambientet e spitalit, ku u raportuan tensione mes anëtarëve të dy familjeve. Policia ndërhyri dhe vuri në pranga katër persona, babain dhe vëllain e nuses, dhëndrin e plagosur dhe një tjetër të përfshirë në konflikt.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko