Hetuesit italianë po shkojnë drejt një rrjeti të fshehtë prostitucioni teksa po hetojnë vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja, nga një 17-vjeçar italian me të cilin u takua në një pyll në Pieve del Grappa (Treviso) për të kryer marrëdhënie seksuale. 

Shqiptari dhe i mituri ishin takuar rreth 1 vit më parë në ambientet e punës ku Bledar Dedja punonte, ku dyshohet se ky i fundit e bindi të kryenin marrëdhënie në këmbim të parave.

Edhe në takimin e fundit, që rezultoi fatale për jetën e 39-vjecarit, Bledar Dedja kishte rënë dakord në telefon me djalin, i cili më pas e goditi rreth 20 herë me thikë për vdekje për arsye ende të paqarta.

“Është i tronditur dhe i mërzitur”, ka deklaruar avokatja e adoleshentit, Elisa Berton, e cila u shpreh se “historia “është shumë më e detajuar dhe komplekse nga sa duket”, sipas mediave italiane.

Ndërkohë gjatë hetimit po dalin elementë të rinj nga dinamika e vrasjes. Ditën e krimit, 17-vjeçari u kap nga disa kamera sigurie të rrugës në sheshin në Paderno del Grappa ku duhej të takohej në Bledar.

Më pas të dy janë filmuar teksa udhëtuan me Mercedesin B-Class të 39-vjeçarit drejt pyllit.

Pas vrasjes, djali mesa duket ka hequr “qafe” thikën me të cilën kreu krimin, çelësat e makinës së viktimës dhe disa rroba të lyera me gjak, që janë gjetur pranë vendngjarjes.

Gjatë përleshjes me shqiptarin dyshohet se adoleshenti gjithashtu pësoi lëndime me thikë në dorë.

Më pas është larguar në këmbë në Via Dei Carpini, ku është filmuar nga një kamera e dytë sigurie teksa i bënte autostop automjeti (i cili është sekuestruar për hetim), që e ka dërguar deri në stacionin e autobusit.

Në këtë pikë gjurmët e 17-vjeçarit humbasin derisa ai rishfaqet në një urgjencë spitali për të mjekuar plagët në dorë.

Rrjeti i prostitucionit

17-vjeçari italian, banues në zonën komunale të Pieve del Grappa dhe që vjen nga një familje profesionistësh, është njohur me 39-vjeçaren rreth një vit më parë në restorantin në Borso del Grappa ku punonte shqiptari.

Por mbi të gjitha, ai dyshohet se ishte përfshirë në një rrjet prostitucioni djemsh edhe vajzash, ku bënin pjesë edhe të mitur, rrjet nga i cili dyshohet se 17-vjeçari donte të dilte.

Provat janë gjetur brenda celularit të dytë të Bledar Dedjës, i cili bënte jetë të dyfishtë, i përdorur për organizimin e takimeve seksuale, të dhëna të cilat tashmë do të shqyrtohen nga hetuesit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re