Ministria e Arsimit përgënjeshtron një lajm që u përhap me shpejtësi nëpër media se shkollat do të hapen në 9 dhjetor.

“Nxënës,
prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit
do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të
infrastrukturave shkollore.

Ndaj, MOS
MERRNI në konsideratë LAJMET “FAKE” si kjo këtu!”, shkruan Besa Shahini
në një status në rrjetet sociale, por pa dhënë një datë se kur do të
fillojë mësimi.

Që do të thotë se të gjithë do të presin që Ministria e Arsimit të mbarojë vlerësimin në gjithë shkollat dhe më pas të vendosë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re