Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Kryebashkiaku u hetua për “shpërdorim të detyrës”, por në përfundim të hetimit SPAK vlerësoi se prej tij nuk ishin konsumuar elementë të veprës penale.

Kujtojmë se kryebashkiaku socialist u vendos nën hetim për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me një rrugë të ndërtuar në Lezhë.

Nga qershori i vitit 2013 deri në 2019, Pjerin Ndreu ka mbajtur postin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë qëndroi në krye të Bashkise Lezhë prej dy mandatesh.

Ai u zgjodh në drejtimin e Bashkisë Lezhë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe ato më 14 maj 2023.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko